Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë, David L Phillips tha se intervenimi i NATO-s e parandaloi gjenocidin në Kosovë.
“Jam shumë krenar që Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë së bashku me NATO-n për të parandaluar gjenocidin në Kosovë. Unë jam gjithashtu krenar që SHBA-të kryesuan shpalljen e koordinuar të pavarësisë së Kosovës”, citon televizioni publik deklaratën e Phillipsit në përvjetorin e 10-të të pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij shpallja e pavarësisë ishte një ngjarje që ndodhi në një datë të caktuar për arritjen e sovranitetit dhe është në një proces.
“Ndërtimi i shtetit kërkon kohë. Shumë është arritur, por shumë më tepër duhet bërë. Unë kam qenë me ju që nga fillimi. Ju mund të mbështeteni në mbështetjen time të vazhdueshme ndërsa Kosova përballet me kërcënime të vazhdueshme ndaj sovranitetit të saj dhe fiton njohje më të madhe globale”, tha Phillips.