Pianisti rus impresionon me precizitet e mjeshtri në kontraste stilesh

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 10:06 | Nga

Një muzikant që koncertin e parë recital e ka pasur në moshën 6-vjeçare, ka mposhtur kandidatët e çmimit “Listz Competition” më 2008 dhe deri tash ka performuar në më shumë se 25 vende të botës, e ka impresionuar audiencën e kryeqytetit në një performancë të parë në Prishtinë.

Vitaly Pisarenko, në një rrugëtim muzikor të ndarë në dy pjesë – secila me vepra shumë kërkuese – dëshmoi bukurinë e interpretimit përplot shpirt duke zotëruar me plot mjeshtëri tastet e pianos, shkruan sot “Koha Ditore”. Koncerti i tij ishte i fundit në maratonën e koncerteve recitale të festivalit “Chopin Piano Fest”.

Të hënën mbrëma, amfiteatri i Bibliotekës Universitare u mbush thuajse plot me publik, që e përcolli pianistin rus në secilën notë, frymëmarrje a emocion të shpërfaqur fuqishëm në secilën pauzë ndërmjet pjesëve pianistike.

Fitues i çmimit të parë të edicionit të tetë të “International Franz Listz Piano Competition” në Utrecht, në programin e tij ka kombinuar vepra të stileve të ndryshme.

Në një sallë të improvizuar koncertale, me audiencë kryesisht të re në moshë, në kryeqytetin e një shteti të ri, në prillin e 2018-s një rapsodi hungareze i shkon mirë përshtati përmbylljes së rrugëtimit muzikor të një muzikanti mysafir nga Rusia. Duartrokitjet shpërthejnë kur ai interpreton notën e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme