Pilotët e FSK-së e përfundojnë me sukses një program trajnues në Bazën e Forcave Ajrore të Shqipërisë

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë përfunduar me sukses të lartë programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter në Bazën e Forcave Ajrore të Shqipërisë

“Në Bazën e Farkës të Forcave Ajrore të Shqipërisë, pilotët tanë të Njësisë së Aviacionit të FSK-së, përfunduan me sukses të lartë programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter tip AB-206, me qëllim të ruajtjes së aftësive fluturuese individuale dhe operacionalitetit të njësisë sonë”.

“Ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, është nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale, si dhe atyre të përbashkëta në reagime për menaxhim krizash me forcat e Shqipërisë dhe forcat e vendeve tjera partnere rajonale mbi konceptin ‘Smart defense’”, thuhet në njoftimin e MM-së.

Të ngjashme