Afrim Zabeli, piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës, është deklaruar për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se është ndjenjë e papërshkrueshme, dhe se ndjehet krenar.
Më poshtë postimi i tij:
Ndjenjë e pa përshkrueshme!
Pas një rrugëtimi te gjatë me shumë sfida ia arrita qëllimit dhe diplomova me një sukses të lartë në Shkollen e Aviacionit Tokësor per Helikopter ne Republiken e Turqis.
Ndihem krenar dhe shumë i emocionur që per Token e Kosovës dhan jetën shumë deshmorë sikurse edhe Babai dhe Vëllai im që ne ta gëzojmë Lirinë e Kosovës.
Së pari falendëroj Familjen që nuk ka kursyer asgjë për perkrahjen time në arritjen e qëllimeve të mia, një kohësisht falendëroj edhe gjithë rrethin dhe shoqerin . Falenderoj institucionin e FSK-së që me mbështetjen e tyre u realizua edhe qëllimi im që nga sot të jem Piloti i parë i Ushtrisë më të re në Bote dhe ti shërbej më plotë dashuri dhe përkushtim në ngritjen e kapacitetëve dhe profesionalizimin e mëtejshëm.