“Ta shohësh veten në ndeshjen e parë të Kupës së Botës me një penallti kundër, që në minutën e dytë, duhet të largohesh me ndjenja të mira, pas asaj se si ndeshja shkoi. Cristiano është i prirur për të simuluar”, ka deklaruar mbrojtësi spanjoll.
Gerard Pique nuk e ka gëlltitur lehtë paraqitjen e shkëlqyeshme të Cristiano Ronaldo në barazimin 3-3 mes Spanjës dhe Portugalisë.
Asi i Real Madrid shënoi të tre golat për Portugalinë, një nga penalltia, një nga loja e rregullt dhe një nga goditja e dënimit – në minutat e fundit të takimit.
Kështu ai i siguroi përfaqësueses një pikë nga përballja e parë, por Pique ka thënë se goli i parë erdhi pas simulimit të pesë herë fituesit të Topit të Artë.
“Ne kemi pasur më shumë shanse, ata kanë goditur tri herë dhe kanë shënuar tre gola. Lojërat shkojnë në një mënyrë dhe ju duhet të përballeni”.
“Ta shohësh veten në ndeshjen e parë të Kupës së Botës me një penallti kundër, që në minutën e dytë, duhet të largohesh me ndjenja të mira, pas asaj se si ndeshja shkoi. Cristiano është i prirur për të simuluar”.