Piraj: Kosova vazhdon të jetë koloni e vendeve të CEFTA-së

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 14:54 | Nga

Pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “Meka”, Burim Piraj, ka thënë se Kosova vazhdon të jetë koloni e vendeve të CEFTA-së.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook ai ka thënë se Kosova blen mall me zero taksë nga vendet e CEFTA-së, ndërsa mallrave të Kosovës u vihen barriera për të mos u shitur në ato vende.

Postimi i plotë i Pirajt:

“Besoni ose jo por Kosova vazhdon të jetë koloni e vendeve të CEFTA-së.

Kosova blenë mall me zero taksë nga këto vende, ndërsa shumë prej këtyre vendeve i bëjnë barriera jo tarifore mallit të Kosovës për mos u shit fare atje, sidomos prinë Serbia dhe Maqedonia në këtë drejtim dhe institucionet kosovare heshtin, të cilën heshtje unë nuk mund ta kuptoj se a ka të bëjë me paditurinë e tyre, me pa aftësinë e tyre, apo ndoshta ata janë pjesë e një rrjeti anti Kosovë.

Nga ana tjetër prodhuesi Kosovar edhe sot e kësaj dite paguan taksë në lëndën e parë ( shumë pak lëndë e parë është e liruar nga taksa doganore ).

Në stilin e njëjtë kanë funksionuar kolonitë e ndryshme në botë. Kolonia mallit të kolonizuesit nuk ka pas të drejt ti vendos taksë nga ana tjetër lënda parë ka pas taksë ashtu që koloni të blejë sa më shumë mall nga kolonizatori.

Nëse do ti vizitoni marketet Kosovare do ta vëreni se ato janë të stërmbushura me mall të huaj dhe shumë prej rrjeteve të marketeve e bllokojnë mallin Kosovar si jo profitabil për tu stërmbushur me mallra të importit.

Shpresojmë që të kemi një qeveri të mençur pas këtyre zgjedhjeve e cila do të mund të heq njëherë e përgjithmonë vragën e madhe të Kolonisë nga vendi ynë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme