Pirateria televizive – vjedhja e punës së tjetërkujt

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Shitja e pronës intelektuale të dikujt tjetër në Kosovës është vepër penale e cila ndëshkohet me gjobë ose me burg.

Trendi i viteve të fundit ka qenë shitja e IPTV-ve.

Shitësit e këtyre pakove me kanale të kabllorëve të tjerë, po i nxjerr në fitim thuajse të qind për qind.

Mirëpo, Ardiana Thaci-Mehmeti në emisionin Alibi dhe Kiks Kosova të cilët transmetohen në Kiks Kosova, ka shpalosur veprimtarin ilegale të këtyre personave.

Se si po shfrytëzohen të rinjtë e vendit, duke punuar në këto pseudo-kompani pa ndonjë kontratë punë.

Do të thotë pa trust dhe pa ndonjë sigurim në punë.

Çfarë shërbime ofrojnë këto biznese

Në emisionin Kiks Kosova është transmetuar një bisedë e një qytetari/e ku negocion për çmimin dhe ofertat të cilët i ofron “Zana TV”, një shitës ilegal i produkteve të kabllorëve kosovarë si dhe ndërkombëtarë.

Përveç kësaj, shitësi ofron 24 orë test të produktit para se klienti të merr vendimin për blerje.

Pirateri një problem ndërkombëtarë

Nga Komisioni i Pavarur i Mediave, kanë bërë të ditur se problemi me vjedhjen e këtyre shërbimeve si dhe shitja e tyre është problem ndërkombëtarë, por me bashkëpunimin në mes institucioneve si ATK dhe Policinë e Kosovës me departamentet e saj për krime ekonomike dhe kibernetike, mund t’ia ndalin hovin këtyre të ashtuquajtur piratë.

Gjatë vitit 2021 janë raportuar 13 raste të piraterisë kabllore, ku edhe janë marr masat ligjore ndaj tyre.

“Policia është duke i hetuar ato raste dhe ka pasur raste kur ka intervistuar persona lidhur me piraterinë, të cilët janë paraqitur nga operatorët e shpërndarjes”.

Fitim i shumëfishtë duke i ikur edhe tatimit

Me këto veprime ilegale një shitës i këtyre shërbimeve në shumicën e rasteve nuk regjistrojnë ndonjë biznes dhe në këtë cilësi i ikin edhe tatimit duke shtuar faktin se punëtorët nuk regjistrohen si të tillë.

Këto pseudo-biznese janë duke punuar me punëtorë fantazma në sy të shtetit.

Shumica e punëtorëve janë studentë të cilët iu duhet një e hyrë financiarë për t’i ndjekur studimet.

Prandaj, punëtoret nuk janë në dijeni për rrezikshmërinë dhe ilegalitetin e punës që e bëjnë.

Kiks Kosova e ka vërtetuar se si shkon një proces punësimi në njërën nga këto pseudo-biznese.

Në bisedë të xhiruar, përgjegjësi i thotë konkurrentit që “ Unë jam i interesuar për një punëtor, një që mundem m’u mbështetë në të”.

REALITETI I KRIJUAR I PIRATËVE

Kur Kiks Kosova provoi që të ballafaqohet me përgjegjësin e callcentërit që po shet kanale televizive që nuk i takojnë ati, ky i fundit thotë që ai nuk i shet në Kosovë dhe nuk po shkel ligjin.

“Në Kosovë unë nuk i lëshojë këto”, thotë përgjegjësi.

Por në fakt, përgjegjësi për këtë e dinte shumë mirë që “produktet” e tij që po i shiste, ishin prodhime vendore të kabllorëve kosovarë si ArtMotion, Kujtesa dhe Ipko si dhe shumë të tjerë.

Por ai e potencon së ky nuk i vjedh, thjesht i blenë nga “arabi” i cili është një ndërmjetësues.

“Unë i blejë nga arabi, mundem ta dërgojë edhe linkun nuk është problem. Ai i ka 700 mijë linja, i blejë me kriptovaluta edhe i shes”.

Kiks Kosova dhe Alibi i kanë vërtetuar këto veprimtari ilegale duke i faktuar për publikun dhe në te njëjtën kohë duke ngritur si çështje debati në Komisionin për Media në Kuvendin e Kosovës, që si dukej nuk po i merrte seriozisht deri vonë.

Të ngjashme