Pirlo: Ronaldo ishte i motivuar për përballjen me rivalin e tij të përjetshëm, Messin

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka thënë se Cristiano Ronaldo ishte shumë i motivuar që të përballej me rivalin e përjetshëm Lionel Messin, pas fitores 3-0 ndaj Barcelonës në Camp Nou në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Portugezi dhe argjentinasi u përballen për herë të parë në garën më të madhe për klube në Evropë që nga viti 2011, derisa Zonja e Vjetër e kaloi grupin si lider.

Ylli 35-vjeçar ishte njeriu i kësaj ndeshje, pasi shënoi dy gola, derisa Weston McKennie ishte po ashtu në listën e golashënuesve.

“Ronaldo ishte shumë i motivuar që të kishte një paraqitje të mirë ndaj rivalit të tij të përjetshëm, andaj kur je shumë i motivuar, gjërat janë më të thjeshta”, ka thënë Pirlo.

“Ka shumë ndeshje në sezon dhe nuk është e lehtë që të zhvillosh ndeshje të tilla, por ne nuk duhet të humbim shënjestrën kryesore”.

“Jemi duke luftuar për të gjithë trofetë dhe lojtarët e dinë se duhet të japin maksimumin për të triumfuar në fund”, ka shtuar më tej trajneri i Juventusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme