Pishina e Gërmisë, e vetmja e kryeqytetit, nga nesër, e shtunë, 25 qershor, hap sezonin veror 2022, ka njoftuar Ndërmarrja Publike “Sport Marketing”, e cila e menaxhon këtë pishinë.
Dyert për gjithë qytetarët do te hapen nga ora 10:00.
Menaxhmenti i “Sport Marketing” thotë se ka bërë të gjitha përgatitjet e nëvojshme.
NPL “Sport Marketing”, në një njoftim shtypi, thotë se do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur.
“Në pishinë janë angazhuar stafi professional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit”.
Edhe këtë sezon hyrja për të rritur do të mbetet e njejta 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro.