Jennifer Lopez ka sjell edhe një projekt të fundit duket se për këtë vit kalendarik.
Ylli amerikano-latin ka publikuar video e këngës “Limitless”, e cila është edhe kolonë zanore e “Second Act”.
Ky i fundit do të shfaqet edhe në Kosovë gjatë ditës së sotme në ekranet e mëdha të kinemasë, Cineplexx.
Ashtu si gjithmonë JLo duket e mrekullueshme dhe energjia e saj shfaqet në çdo skenë.
Por pjesa më interesante është momenti kur shfaqet vajza e saj 10-vjeçare, Emme Maribel Muniz, të cilën e ka fal martesës me Marc Anthonyn.
Vogëlushja duket se do të ndjekë hapat e së ëmës, ndërsa ne kur shohim këtë video habitemi me faktin kur ikën 10 vite!
Ndryshe, Lopez ka paralajmëruar edhe projekte të reja që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm.