Në qendrën e votimit në Shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, deri më tani është shënuar pjesëmarrje më e ulët e votuesve krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, raporton Ekonomia Online.
Kështu ka bërë të ditur menaxherja e kësaj qendre, Kosovare Makolli-Leci.
Ajo tha se deri më tani kanë votuar 1.857 qytetarë, ose 35,4 për qind e votuesve, krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, kur deri në këtë kohë pjesëmarrja ishte 40 për qind.

