Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës Rilind Idrizi dhe Feti Pronaj diplomuan në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell.
Ata janë oficerët e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që diplomuan në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Britanisë në Kosovë.
Nëntoger Rilind Idrizi gjithashtu fitoi çmimin si studenti më i mirë ndërkombëtar me performancë të jashtëzakonshme në fushën e studimeve ushtarake, akademike dhe praktike.