Pjesëtarët e policisë në Malishevë dhurojnë gjak vullnetarisht

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 13:15 | Nga

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, stacioni në Malishevë dhe stafi civil i këtij stacioni, vullnetarisht sot kanë dhuruar gjak për nevojat e shërbimit shëndetësor në vend.

Këtij aksioni, përveç zyrtarëve policorë, i janë përgjigjur edhe disa qytetarë, ndërsa këtë aksion të dhurimit vullnetar të gjakut, e ka përshëndetur edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka vizituar policët, përderisa ishin duke dhuruar gjak, njofton komuna.

“Kryetari Begaj, është pritur nga ushtruesi i detyrës i komandantit të stacionit policor në Malishevë, toger Azem Krasniqi dhe i kanë vizituar zyrtarët policor të cilët vullnetarisht ishin duke dhuruar gjak. Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka përshëndetur të gjithë zyrtarët policorë të Malishevës, të cilët krahas detyrës së tyre në ruajtjen e sigurisë, janë edhe dhurues vullnetar të gjakut dhe përmes kësaj, edhe shpëtojnë jetë edhe në këtë mënyrë”, thuhet në kumtesë.

Aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut, i janë përgjigjur edhe qytetarët të tjerë dhe zyrtarë komunal të Malishevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme