Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, ka pranuar informacione se në një lokacion është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.
Pas pranimit të këtyre informacioneve menjëherë është njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan, dhe pas marrjes së urdhërit verbal nga prokurori i shtetit, nën asistimin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NjRSh) – Gjilan është bastisur një lokacion (lokal) në të cilin janë hasur disa persona duke luajtur në lokal, ku në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari pronari i lokalit.
Në lokacionin e bastisur janë gjetur :
• 21 shtëpiza kompjuterike,
• 26 monitor,
• 5 monitor-tabela të bingos,
• 1 sferë e topave bingo.
Të gjitha këto paisje janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë konfiskimin e mjeteve financiare në vlerë të përgjithshme prej 144 €.
Pas bastisjes, për intervistim janë shoqëruar 4 persona të cilët deklaruar se në këtë lokal kanë luajtur lojra të fatit.
Për intervistim, po ashtu, është shoqëruar edhe i dyshuari/pronari i lokalit. Pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.