Policia e Kosovës, në 24 orëshin e fundit, në tërë territorin e Kosovës, ka shqiptuar gjithsej 762 tiketa për shkelje të ndryshme të Ligjit të Trafikut Rrugor.
Në raport thuhet se nëpër rrugët e Kosovës janë regjistruar gjithsejtë 54 aksidente, 18 me të lënduar dhe 35 pa të lënduar, gjegjësisht vetëm me dëme materiale.
Ligji i ri i Trafikut Rrugor ka hyrë në fuqi ditën e djeshme. Në të parashihen gjoba të ashpra për të gjithë shkelësit e tij, si shoferët, ashtu edhe këmbësorët.
Qytetarët kanë thënë se gjobat e parapara me ligjin e ri janë të papërballueshme për xhepin e tyre, pasi që, një gjobë trafiku mund të përllogaritet deri në 3 paga të një punëtori në Kosovë.