Një grua ka raportuar se derisa ishte në oborrin e Spitalit të Pejës, tre persona të panjohur ia kanë grabitur çantën e krahut dhe tri unaza të argjendit.
Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE/Rr. Nëna Terezë, Pejë 18.09.2022 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte në oborrin e Spitalit Rajonal Pejë, tre persona të panjohur, i kanë grabitur me forcë çantën e krahut dhe tri unaza argjendi. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.