Plaçkitet një bastore në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 17:06 | Nga

Rreth orës 08:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, përkatësisht në bastoren “Euro-Live”, ka ndodhur një rast i veprës së “Grabitjes.

Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën, sipas të cilit janë njoftuar për ngjarjen.

“Përderisa viktima G.M. ishte në bastore, aty kanë hyrë dy persona dhe njeri nga ata papritmas e ka goditur një herë me grusht në fytyrë dhe nga viktima ka grabitur 300 euro, ku më pas të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur me veturën “Pasat” ngjyrë e kuqe. Viktima ka pësuar lëndime të dukshme trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në vendin e incidentit kanë dale njësitet përkatëse, ndërsa njësitet tjera policore janë vënë në kërkim të të dyshuarve. Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Si rezultat i punës intensive të hetuesve policorë dhe aktiviteteve të njësiteve policore në ketë rast, janë identifikuar dy persona të dyshuar, shtetasit A.H. (1993) dhe H.H. (1997).

“I dyshuari A.H. është arrestuar dhe ka pranuar veprën e kryer dhe tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar afërsisht 170 euro, për të cilat dyshohet se janë grabitur në rastin e cekur më lartë. Ndërsa i dyshuari i dytë H. H. është kërkuar në shtëpinë e tij dhe në disa lokacione tjera por nuk është hasur nga njësitet policore, mirëpo kërkimet për ketë të dyshuar po vazhdojnë deri në kapjen e tij”, theksohet në njoftim.

Rasti vazhdon të hetohet në sektorin e hetimeve në Pejë, ndërsa të dyshuarit të arrestuar prokurori i shtetit i ka caktuar masën e ndalimit policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme