Në lagjen “Lakërishte”, në Prishtinë ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në selinë e “Pro Credit Bank”, raporton EO.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar lajmin për Ekonomia Online.
“Në orën 15:40 ka ndodhur në grabitje e armatosur. Të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ajo.