Plagos një person pasi gjuan 9 herë me armë në aheng, prokurori e lë të lirë

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 15:35 | Nga

Të mërkurën në mesditë një person kishte shtënë nëntë herë me armë zjarri në një aheng në një fshatë të Malishevës. Njëri nga plumbat e gjuajtur për qejf, ka përfunduar në trupin e një dasmori i cili ka mbetur i plagosur, merr vesh Gazeta Express.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gollubovc të Malishevës, ndërkohë që viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë në shtëpinë e shëndetit në Kijevë, për të vazhduar tretmanin në QKUK.

I dyshuari menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe është paraqitur në polici vetëm në mbrëmjen e djeshme. Ndonëse gjuajtja me armë në ahengje është e ndaluar me ligj, policia nuk e ka parë të arsyeshme ta mbajë në paraburgim të dyshuarin, që la të plagosur një person, duke e liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme