Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, sot rreth orës 12:20 tek Fakulteti i Biznesit, në Pejë.
Ratin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se njëri nga të plagosurit ishte kalimtar rasti, ndërsa të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Sot rreth orës 12:20 përball fakultetit të Biznesit janë plagosur dy persona me armë zjarri. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit. Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi, raporton telegrafi.
Sipas tij, në vend ngjarje janë të gjitha njësitet relevante duke u marrë me rastin.