Plagosen tre persona në Përlepnicë të Gjilanit

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 13:09 | Nga

Të enjten në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, një person ka plagosur tre persona, njofton Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar shatë gëzhoja, një predhë, një pistoletë dhe disa mjete  të forta që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Viktima mashkull është në tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Me vendimin e Prokurorit katër personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, prej tyre dy të plagosur me armë zjarri janë në mbikëqyrje të policisë, në spitalin rajonal – Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar jeta e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme