Plagoset familjari i Behgjet Pacollit

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 11:33 | Nga

Osman Pacolli është plagosur mbrëmë me tre plumba.

Burime të kallxo.com tregojnë se i plagosuri është Osman Pacolli, vëllai i Rrahim Pacollit familjarë i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Prishtinë.

Sipas këtyre burimeve një person është arrestuar si i dyshuar por më pas është liruar pasi që nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj ka konfirmuar për kallxo.com incidentin e ndodhur.

“Mbrëmë policia ka marrë një informacion për të shtëna armësh në rrugën “Enver Maloku” më saktësisht në një lokal në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe ka mësuar se një person me inicialet O. P është plagosur”, tha Ahmeti.

Kallxo.com ka provuar të kontaktojë me Rrahim Pacollin por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm në telefonata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme