Një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.
Sipas Policisë, viktima kishte mbetur i lënduar prej armës së zjarrit nga një person i dyshuar, me një veturë pa targa.
“Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, që dyshohet të jenë të armës ‘AK-47’, si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë”, thuhet në raportin e Policisë.
Bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar.
Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe është duke u hetuar.