Plagoset me armë zjarri një person në Sibovc të Podujevës

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i plagosur  pas të shtënave në Sibovc të Podujevës, raporton EkonomiaOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën teksa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

I dyshuari për tentim vrasje është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar armën TT me një karikator me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme