Plagoset një 65 vjeçar në Lushnjë nga vëllai i tij, policia arreston të dyshuarin

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Një 65 vjeçar u plagos sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë.

Mësohet se shtetasi Faik Veliu është plagosur nga vëllai i tij Sami Veliu.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërkaq Top Channel ka mësuar se autori u kap teksa ishte i fshehur në një plantacion me shegë bashkë me armën e zjarrit tip kallashnikov.

Dyshohet se Sami Veliu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme