Plagoset një grua në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në veri të Mitrovicës.

Nga Policia kanë bërë të ditur se në spitalin e Mitrovicës në veri, një grua është e plagosur.

Sipas PK-së, viktima ishte qëlluar me armë nga persona të panjohur.

“Rr. Filipa Visnjiqa, Mitrovicë Veri 17.02.2023 – 14:20. Është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur. Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Të ngjashme