Një person është plagosur në këmbë pas të shtënave me armë zjarri në Drenas. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 tetor rreth orës 19:00, kur viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Drenas, pasi dyshohet se është qëlluar nga një person i panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, […]
Të shtëna me armë në Drenas, plagoset një person – Policia nis hetimet

Një person është plagosur në këmbë pas të shtënave me armë zjarri në Drenas.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 tetor rreth orës 19:00, kur viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Drenas, pasi dyshohet se është qëlluar nga një person i panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me urdhër të prokurorit janë nisur hetimet për rastin.
Viktima është dërguar më pas në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.











