Plagoset një person në Fushë Kosovë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

| 01 Maj 2020 | 09:18 | Nga

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Policia ka thënë se dyshohet që një mashkull, në rrethana të paqarta e kishte plagosur me armë viktimën.

Me këtë rast, i plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dhe gjendja është e tij është e rëndë.

I dyshuari deri me tani gjendet në arrati dhe është në kërkim policor.

Të ngjashme