Një person është plagosur me thikë në lagjen “Dardania” të Prishtinës.
Ky incident ndodhi pas një përleshje fizike mes disa personave, ku është përdorur një armë zjarri dhe një armë e ftohtë (thikë).
Policia njofton se në këtë rast është plagosur një 19 vjeçar i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Gjithashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale, ku nga predhat e armës, janë dëmtuar dy automjete që kanë qenë të parkuara në afërsi të vendit ku ka ndodhë incidenti”.
“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”.
Si rezultat i kësaj, policia ka arritur të identifikoj dhe të shoqëroj në stacion policor dy persona të dyshuar.
Lidhur me gjithë këtë ngjarje, me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë hapur rastet, vrasje e rëndë në tentative dhe armëmbajtje pa leje.