Plagoset një person në Prishtinë

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 09:11 | Nga

Një person është plagosur mbrëmë rreth orës 22:45 në rrugën“Rexhep Kabashi” në Prishtinë.

Sipas policisë, i plagosuri në këtë rast është L. Sh, 28 vjeçar i cili pas plagëve të marra është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një 27 vjeçar me inicialet H.S si dhe janë konfiskuar një pistoletë (Ekol special 99 (cal. 9mm) si dhe një karikator me tre fishekë.

Personi i dyshuar për këtë incident është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme