Ekonomia Online
FUNDIT

Plagoset një person në Prizren, arrestohen dy persona

Plagoset një person në Prizren, arrestohen dy persona

Një person është plagosur dje në Prizren. Sipas policisë dy persona tashmë janë arrestuar sit ë dyshuar për përfshirje në këtë rast. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes është gjetur një revole me gjashtë fishekë. “Prizren. 10.10.2023 – 14:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me revole […]

Një person është plagosur dje në Prizren.

Sipas policisë dy persona tashmë janë arrestuar sit ë dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes është gjetur një revole me gjashtë fishekë.

“Prizren. 10.10.2023 – 14:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me revole nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore me ç’rast është konfiskuar një revole me 6 fishekë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin dërgohen në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme