Gjykata e Apelit të Vlorës kthen në burg 37-vjeçarin Ylli Luka,i akuzuari për plagosjen e rëndë të efektivit të policisë Kuçovë, Jonuz Vrapi. Pas rekursit të Prokurorisë së Rrethit Berat, Gjykata e Apelit në Vlorë ka ndryshuar masën e arrestit, nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për Ylli Lukën, nga fshati Nikël i Fushë Krujës.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 Korrikut në qendër të qytetit të Kuçovës, ku pas përpjekjes për të shmangur një sherr mes disa të rinjve dhe Lukës, ky i fundit ka qëlluar 3 herë me automjetin e tij policin Jonuz Vrapi,në krye të detyrës, duke i thyer atij të dyja këmbët, raporton Top Channel.