Plagosja e dy vëllezërve në Rahovec, njëri në gjendje të rëndë

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 07:59 | Nga Ekonomia Online

Në pasditen e djeshme në Rahovec, dy vëllezër kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Njëri prej tyre është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa tjetri në QKUK për shkak të plagëve serioze që ka marrë.

Doktori kujdestar, Avdush Bajgora, në Klan Kosova ka bërë të ditur se edhe pas intervenimit të personelit mjekësor, gjendja shëndetësore e pacientit në fjalë mbetet jashtëzakonisht e rënduar.

“Pacienti në fjalë ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda. Plumbi i cili ka atakuar shpretkën, pastaj njërën veshkë dhe zorrën e trashë. Pacienti në fjalë ndodhet në sallën e operimit, ku intervenimi ka qenë shumë i shpejtë në QKUK”, ka shtuar Bajgora.

Të ngjashme