Princ Valentino Corleone ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Gjilanit në orët e hershme të mëngjesit të sotëm si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Sipas njoftimit të policisë, Corleone ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është arrestuar një 22-vjeçare dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar ën mbajtje.
Rasti në polici është hapur si “vrasje në tentativë”.
“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit”, njofton policia.
Për momentin nuk dihen motivet e incidentit, tha policia.
Tutje, policia njoftoi se një armë pistoletë dhe 40 copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë