Çiljeta Xhilaga ka folur për planet për martesë.
Pyetje të rastësishme nga publiku, kanë vënë paska në siklet Çiljetën sonte në emisonin “Shiko kush Luan” në Top Channel. Një zonjë e pyeti nëse do ta bënte Fernandon me një vëlla ose motër dhe përgjigja e Çiljetës ishte “Do ta bëjmë patjetër”.
Ndërkohë, një pyetje tjetër rreth jetës personale, na ka zbuluar planet e Çiljetës për martesën.
“Kur do të martohesh”,-ishte pyetja e një zonje të publikut.
“Pas një ose dy vitesh mund të bëjmë ndonjë dasmë”,-ka thënë Çili. Këngëtarja është e lidhur prej vitesh me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën.