Plani juaj i biznesit duhet t’iu përgjigjet këtyre 6 pyetjeve

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 17:30 | Nga

Pyetjet e duhura mund t’i japin kompanisë dhe planit tuaj të biznesit fokusin e nevojshëm. Përgjigjet gjithashtu mund t’iu japin partnerëve të të ardhmes dhe investitorëve vetëbesim në ndërmarrjen tuaj.

Çfarë problemi do të zgjidhni?

Shpjegoni se çfarë bëni, pse është e rëndësishme dhe pse nuk është në dispozicion diku tjetër.

Kush janë konsumatorët tuaj?

Cili është tregu juaj? Shpjegoni se çfarë mosha kanë konsumatorët tuaj, ku dhe si jetojnë, si kalojnë kohën e tyre dhe si parashikoni se do të përdorin produktin ose shërbimin tuaj.

Pse jeni ju personi i duhur për të drejtuar këtë kompani?

Investitorët dhe partnerët në të ardhmen do të dëshirojnë të dinë se çfarë ju bën të kualifikuar të drejtoni biznesin tuaj. Ndani arsimimin tuaj dhe përvojat e të kaluarës. Pastaj ndani informacionet e njëjta për udhëheqësit tjerë kyç në kompaninë tuaj.

Cili është orari juaj?

Investitorët do të dëshirojnë të dinë se si paratë e tyre do të përdoren dhe kur. Sigurohuni se plani juaj i biznesit ofron një kohështrirje solide të arritjeve, duke përfshirë rritjen dhe përfitimet.

Cili është modeli i biznesit tuaj dhe si do t’i fitoni paratë?

Shpjegoni nëse do të fitoni të ardhura nga reklamat apo nga abonimet ose nëse do të kërkoni para për reklama.

Çfarë ju dallon nga konkurrentët?

Dini se çfarë bëni ndryshe nga konkurrentët tuaj. A jeni më të shpejtë apo më të lirë? A keni një shërbim të konsumatorëve më të shpejtë? Tregoni se çfarë ju dallon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme