Ilir Latifi aktualisht është i katërti në renditjen e UFC-së, në kategorinë gjysmë të rëndë. Kampion në këtë kategori në UFC, serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera (MMA), është Daniel Cormier.
I pari në ranglistë është Alexander Gustafsson, ndërsa më pas janë Volkan Oezdemir, Glover Teixeira dhe Ilir Latifi, shkruan Koha Ditore.
Por luftëtari shqiptar, që është i vetmi në serinë Ultimate Fighting Championship (UFC), është i përkushtuar që të bëhet kampion i kësaj kategorie në UFC. Dhe vendosmëria e tij për të fituar titullin ka të bëjë direkt me njoftimin që e dha të enjten, por për të cilin nuk ofroi shumë detaje.
“Në të ardhmen do ta sjelli UFC-në edhe në atdheun tim”, ishte fjalia e Latifit e publikuar në profilet e tij nëpër rrjete sociale.