Plani i veprimit i grupit punues për PISA 2018 ka gjasa të dështojë krejtësisht. Kjo, për shkak se nuk janë realizuar objektivat që i ka paraparë grupi punues i themeluar për këtë çështje, shkruan sot Koha Ditore.
Grupi punues për hartimin e planit të veprimit për adresimin e raportit të rezultateve të vlerësimit ndërkombëtar PISA i themeluar nga ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, ka disa muaj që nuk ka mbajtur asnjë takim.
Vendimi për themelimin e këtij grupi ishte marrë më 19 janar 2017, ndërsa detyrë e tij ishte të hartonte një plan se si të veprohet sa u përket rezultateve të testit PISA.
Plani ishte hartuar nga grupi punues dhe i ishte dorëzuar ish-ministrit, Arsim Bajrami, mirëpo që nga ajo kohë punët kanë ngecur.