Plantacion në Spanjë me mijëra rrënjë kanabisi, arrestohen tre shqiptarë

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Dy burra dhe një grua shqiptarë me karta identiteti italiane të rreme iu gjetën 885 bimë kanabis, 2040 fidanë kanabis, 715 euro, 26 ventilatorë, 72 transformatorë dhe 70 llamba.

Ata u kapën në vilën me qera në Valencia, përcjell raportimet Shqiptarja. .

Sipas medias spanjolle, ata ishin nga 24 deri 30 vjeç dhe ishin autorë të dyshuar më parë për krime kundër shtetit.

Ata kishin marrë me qera një vilë dhe e kishin kthyer në plantacion kanabisi, ku kultivonin e rrisnin për ta shitur.

Brenda vilës ata gjetën gjithashtu edhe 1000 enë me fidanë të tjerë që ishin gati për kultivim, 715 euro, 26 ventilatorë, 72 transformatorë dhe 70 llamba.

3 shqiptarët kishin siguruar karta identiteti italiane të rreme që të mos gjurmoheshin nga policia spanjolle.

Hetimet nisën kur policia dyshoi se në Valencia ekzistonte një plantacion kanabisi dhe më pas ata krijuan pajisje të ndryshme përgjimi, ku panë që në vilë vinin edhe person të tjerë.

Ata shkëmbenin mjete si tuba plastikë të bardhë dhe panele izoluese argjendi që përdoreshin për rritjen e kanabisit.

Si rezultat i hetimeve, agjentët hynë në vilë dhe arrestuan në flagrancë tre autorët, të cilët do të dalin para gjykatës, ku do të dënohen për veprën penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme