Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u është përgjigjur kritikave të deputetëve të pozitës, të cilët e kritikuan se po merret më shumë me fushatën në Podujevë derisa tha se ka për të fituar në këtë komunë, raporton Ekonomia Online.
“Kërkojmë që shtesat për pensionistët të rikthehen në shumën e njëjtë, a ka ma populizëm se me lyp votën e me thanë se po rriten pensionet e me thanë tani se nuk ka buxhet. Me dal në foltore dhe mos m’u përgjigj në pyetje e me fol për politika për sektorin privat e me u lidh me fushatën tem në Podujevë që kam me fitu”.
Pas deklaratës së Tahirit të gjithë deputetët e pozitës kanë filluar të qeshin.