Platforma për dialogun me Serbinë do të dorëzohet zyrtarisht të premten, raporton Ekonomia Online.
Bashkënegociatori i Ekipit të Dialogut, Shpend Ahmeti, pas takimit me krerët shtetëror, tha se gjatë takimit është diskutuar për platformën dhe se ekipit do të mblidhet sërish nga ora 13:00.
Tutje Ahmeti ka thënë se në platformë nuk përfshihet korrigjimi i kufijve.
“Ishin dy tema, kryetari ika thirr në takim krerët dhe ekipin ku janë diskutuar çështjet përfundimtare për platformën dhe letra e Amerikës”.
“Pres që të premten ta dorëzojmë zyrtarisht. Nuk pati ndonjë diskutim kështu që të ketë mospajtime”, tha Ahmeti.
“Nuk ka befasi, mbesim besnik ndaj kushtetutës ashtu siç është. Jo nuk përfshihet korrigjimi i kufijve absolutisht jo”.
“Nuk jemi të fortë karshi të tjerëve, nëse s’ka dakordancë mes krerëve të institucionit”.