Michel Platini kundër sistemit VAR.
Më herët ishte raportuar se UEFA dëshironte ta përdorte këtë teknologji edhe në Ligën e Kampionëve, duke filluar nga çerekfinalet. Mirëpo, ky spekulim është mohuar nga presidenti aktual, Aleksander Ceferin, i cili ka thënë se VAR-i nuk është ende mjaftueshëm i qartë për t’u përdorur në garën më elitare të Evropës, përcjell Gazeta Express.
VAR-i konsiderohet si një inovacionet më të nevojshme në futboll, dhe përdoret në Serie A, Bundesligë dhe La Liga. Kjo teknologji u përdor gjithashtu edhe në Kupën e Botës, ku u vlerësua si një sukses i madh. Por, Platini, i cili ka qenë gjithmonë kritik ndaj teknologjisë, e ka bërë të qartë se VAR-i vetëm i mbron interesat e njerëzve në fuqi.
“VAR-i nuk ka sjellë më shumë drejtësi në futboll. Unë e njoh FIFA-n, është puna e tyre të gjejnë statistika që i konvenojnë. VAR-i mund të ndihmojë gjyqtarët vetëm për të treguar nëse topi e ka kaluar vijën e portës dhe nëse një lojtar ka qenë në pozitë jashtë loje, pasi që këto vendimeve bazohen në fakte: brenda apo jashtë”, ka thënë ish-lojtari i Juventusit, Platini.
“Aty nuk ka vend për interpretim, por edhe në këto raste është e rrezikshme. VAR-i u përdor në finalen e Kupës së Botës, por për golin e parë të Francës, i cili erdhi nga një gjuajtje e lirë, nuk kishte pasur fare ndërhyrje të gabuar nga lojtari i Kroacisë. Ndërsa për penalltinë e Griezmann, gjyqtari i VAR-it e kishte thirrur gjyqtarit kryesor, dhe ai u bë kukull e tij”.
“A kishte apo jo një dorë të lojtarit të Kroacisë? Të gjithë kroatët insistuan se lëvizja e dorës kishte qenë e pavullnetshme, ndërsa të gjithë francezët kërkonin një penallti”.
“Kush e di, ndoshta nesër kapitenët dhe portierët do të kenë dëgjuese në vesh dhe trajnerët do t’i flasin atyre dhe do t’i udhëzojnë gjatë ndeshjeve. Duke bërë gjëra të tilla, ne po e shkatërrojmë futbollin, gjë që ka ndodhur çiklizëm dhe F1. Ne veçse i kemi shkatërruar gjyqtarët”.
“Pse po e mbështesin VAR-in të gjithë udhëheqësit e referimit? Sepse kjo gjë i mbron ata dhe ata gjithmonë ja mbajnë atyre nga të cilët ushqehen”.