Plenkoviq i premton Kosovës përkrahje për aplikimin në BE dhe heqjen e vizave

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka pritur sot në takim kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla Schwarz me të cilën kanë biseduar për raportet bilaterale dhe për proceset integruese në të cilat gjendet Kosova.

Plenkoviq ka thënë se Krocia i jep mbështetje Kosovës në çdo forum të mundshëm, me theks të veçantë për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe Këshillin e Evropës.

Ai ka përshëndetur veprimin e Kosovës për dorëzimin e aplikimit në Bashkim Evropian dhe ritheksoi përkrahjen për liberalizimin e vizave.

Sa i përket marrëdhënieve bilaterale, Plenkoviq theksoi potencialin për përmirësimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik pas forumit të fundit të biznesit kroato-kosovar të mbajtur në Prishtinë, dhe theksoi kujdesin dhe shqetësimin e vazhdueshëm të Kroacisë për pozitën e komunitetit kroat në Kosovë.

Të martën Gërvalla ka takuar edhe presidentin kroat, Zoran Millanoviq, i cili ka kërkuar që të gjitha vendet e BE-së ta njohin Kosovën shtet.

Të ngjashme