Pluhuri saharian mbulon Kosovën – Publikohen fotografi nga droni

Prishtinë | 31 Mar 2024 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Pluhuri saharian ka përfshirë edhe territorin e Kosovës të dielën.

“Mendimi mbi motin” njofton se gjatë ditës së sotme pluhuri saharian ka filluar të shtrihet mbi vend e rajon.

Pamjet e kapura me dron nga “Parku i Gërmisë” dallohet dukshëm një qiell më i zbehtë mbi Prishtinën.

“Në këto pamje me dron nga Parku i Gërmisë dallohet dukshmëria më e reduktuar, por dhe qiell më i zbehtë mbi Prishtinë. Pas depërtimit gjatë ditës së mërkurë kjo është hera e dytë që pluhuri saharian depërton mbi vend”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook krahas fotografive.

Të ngjashme