Plumbi që i mori jetën Abes preku në zemrën e tij

Prishtinë | 08 Kor 2022 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Plumbi që i shkaktoi vdekjen ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe kishte prekur thellë në zemrën e tij, kanë konfirmuar mjekët në Universitetin Mjekësor Nara përmes një konference për shtyp të premten.

Sipas deklarimeve të mjekëve, Abe vdiq nga gjakderdhja e tepërt.

Abe nuk kishte asnjë shenjë jete kur arriti në spital, shtuan mjekët.

Abe u qëllua dy herë të premten teksa mbante një fjalim për fushatën e zgjedhjeve parlamentare që mbahen të dielën në Japoni. I dyshuari u arrestua menjëherë.

Të ngjashme