Po hetohet prifti në inaugurimin e Biden-it

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Prifti katolik, Kevin O’Brien, që udhëhoqi një meshë të vecantë për inaugurimin e presidentit amerikan, Joe Biden, është suspenduar nga pozita e presidentit të Universitetit “Santa Clara” pas supozimeve për sjellje të keqe.

O’Brien po hetohet mbi pretendimet se ‘ka shfaqur sjellje në ambiente të të rriturve, e që konsistonin kryesisht me biseda, e të cilat mund të kenë qenë jokonsistente me protokollet dhe kufijtë e vendosur jezuitë”, sipas njoftimit të universitetit të enjten.

Kryetari i bordit të Santa Clara-s, John M. Sobrato, nuk e specifikon në komunikatë se për çfarë supozimesh po bëhet fjalë, mirëpo tha se ata i përkrahin personat që i kanë ndarë përvojat e tyre.

O’Brien shërbeu në janar në Katedralen e St. Mathew the Appostle për Biden-in, i cili është presidenti i dytë katolik i vendit.

Të ngjashme