Sot Kombëtarja luan sot në shtëpi, në Arenën Kombëtare, me Ishujt Faroe, ku pritet që më shumë se një ndeshje të jetë një festë e madhe.
Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar moton dhe logon e përfaqësimit të kuqezinjve në Gjermani.
Me moton “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, dhe logon me simbolin e shqiponjës së formuar me duar dhe kupës se Kampionatit Evropian, FSHF ka njoftuar edhe për festën e paharrueshme pas përfundimit të ndeshjes, shkruan SS.
“Festojmë së bashku kualifikimin e kombëtares në Euro 2024. Këngëtarë, valltarë, fishekzjarrë, koncert i madh bashkë me lojtarët në stadium. Mos e humbisni! Një natë magjike me yjet e Kombëtares”, thuhet në njoftim.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho, do të zbresin në fushë për fitore, edhe pse një pikë mjafton sonte për ta mbyllur në krye të grupit. Lojtarët janë lider të grupit E me 14 pikë.
Trajneri brazilian pritet të bëjë 6 ndryshime në formacion krahasuar me titullarët e transfertës ndaj Moldavisë.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faraoe zhvillohet sonte në orën 20:45