Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Një 20-vjeçar nga Kosova është mbytur pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, teksa i riu, shtetasi me inicialet L. D., ka qenë duke u larë në liqen së bashku me disa shokë, raporton Euronewsalbania.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të ngjashme