Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Skenderaj kanë hasur në një lokal në të cilin disa persona ishin duke luajtur bixhoz .
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një sasi parash dhe 3 kompjuter.
Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.