Po operonin një pacient, kardiokirurgu lidhet me ABC: Zemra e derrit te njeriu, lajm i madh

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Mjeku kardiokirurg Altin Veshti është lidhur direkt me studion e “Abc Live” nga salla e operacionit për të folur në lidhje me një lajm të rendësishëm që vjen nga SHBA-të, ku është implantuar zemra e një derri tek një njeri.

Teksa u lidh direkt me studion ai tha se kishin hyrë në sallë që në orën 5 të mëngjesit pas një urgjence që pati një pacient, i cili ishte paraqitur në spital me aortë të çarë.

“Kemi që në 5 të mëngjesit me një pacient 69 vjeçar që i ishte çarë aorta nga tensioni i lartë dhe kemi bërë të mundur shpëtimin e jetës së tij. Jemi në mbyllje të punës, gjërat kanë shkuar shumë mirë dhe besoj do të na shkojë mbarë”, tha mjeku.

Në lidhje me lajmin e bujshëm, Veshti tha se transplantimi i organeve të kafshëve te njeriu nuk është një risi, pasi kjo sipas tij ka 50 vjet që ndodh, por mënyra se si është bërë këtë herë ka shumë rendësi.

“Nuk është hera e parë që transpalntohet një organ i derrit te njeriu. Kanë 50 vjet që vendosen valvulat e derrit te zemra e njeriut dhe funksinojnë shumë mirë. Tre muaj më parë është vendosur një veshkë e derrit te njeriu dhe tani pacienti urionin shumë mirë”, tha mjeku.

Sa i përket transplantit të zemrës, Veshti tha se fillimisht tek derri është bërë ndërhyrje gjenetike për të parandaluar atë që quhet “flakja e organeve”.

“Personi në fjalë që kreu transplantin në 9 janar, ishte person që nuk futej në listën e pacientëve që mund t’u bëhej transplant dhe iu ofrua kjo mundësi eksperimentare për të vendosur zemrën e derrit të modifikuar gjenetikisht. Bëhet kjo në mënyrë që të ulej mundësia për atë që quhet flakja e organeve. Operacioni ka zgjatur 7 orë dhe gjithçka ka përfunduar me shumë sukses. Në 4 ditët e para nuk ka shenja të flakjes së organeve.

Në SHBA ka mijëra pacientë që kërkojnë zemër, por duke patur mungesë të organeve është parë mundësua e vendosjes së organeve të kafshëve. Kirurgjia e transplantit është kirurgjia e së ardhmes”, tha Veshti duke shtuar se pret që të bëjë edhe transplantin e parë të zemrës në Shqipëri. /abcnews.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme